Kthehu lart

Veseli: S'po humbim tokë, të mos mbetemi peng i folklorizmave

Veseli: S'po humbim tokë, të mos mbetemi peng i folklorizmave GazetaExpress

Partia Demokratike e Kosovës nuk ndryshon qëndrimin karshi marrëveshjes së demarkacionit.

Kryetari i këtij subjekti, Kadri Veseli, ka ripërsëritur se partia e tij do ta votojë atë marrëveshje në momentin e parë që shkon në Kuvend.

Ai bëri thirrje që vendi mos të mbetet peng i “folklorizmave” dhe emocioneve.

Sipas Veselit, mbrojtja e kësaj çështje po bëhet pa informatat e duhura dhe me kompetenca më të mëdha se që janë në realitet.

“Qëndrimi i PDK-së mbetet i qartë. Demarkacioni duhet të votohet. PDK do ta votojë marrëveshjen ditën e parë që vjen në Kuvend. Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë të mbahen të izoluar. Njëjtë ndikohet edhe FSK. Kemi të bëjmë me një shtet i cili është partner i NATO-së”, ka thënë Veseli në Rubikon të KTV'së.

Ai është i bindur se Kosova nuk po humb tokë.

“Nuk duhet të mbetemi peng i fatkeqësive tona historike. Shteti i Kosovës është i shenjtë dhe duhet të ecë përpara, jemi me fat që kemi këta partnerë. Sinjalet e mesazhet janë të qarta dhe në të njëjtën kohë nuk ka asnjë argument, edhe të komisionit të ri që do të mund të na vërtetonte diçka tjetër. Në fund nuk kemi asnjë argument, Gjykata Ndërkombëtare nuk flet me emocione”, ka thënë ai.

    Data: 07 Dhjetor 2017 21:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera