Kthehu lart

Veseli para Eichhorst thotë se do të punojnë maksimalisht për çështjen e vizave

Veseli para Eichhorst thotë se do të punojnë maksimalisht për çështjen e vizave GazetaExpress

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se institucionet e reja të vendit janë të përkushtuara maksimalisht për të përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Këtë deklaratë Veseli e ka dhënë përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, pas takimit që ka zhvilluar me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbim të Jashtëm Evropian, Angelina Eichhorst.

“Me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbim të Jashtëm Evropian, Angelina Eichhorst, pata kënaqësinë të diskutojmë për procesin e integrimit europian të Kosovës. Institucionet e reja të Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht për përmbushjen e kritereve që mundësojnë lëvizjen e lirë për qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli. 

    Temat:
    Data: 14 Shtator 2017 12:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera