Kthehu lart

Vërshimet në Nepal: 49 persona humbin jetët

Vërshimet në Nepal: 49 persona humbin jetët GazetaExpress

Shirat e rrebeshtë e kanë goditur sot Nepalin, duke shkaktuar vërshime të mëdha dhe rrëshqitje të dheut dhe duke e rritur numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 49 nga tri ditë mot i ligë, njoftojnë zyrtarët.

Numri i të vdekurve mund të rritet pasi rreth 30 persona janë raportuar si të zhdukur. Ndërsa 17 të tjerë janë lënduar, transmeton Express.

Shiu i madh, i cili kryesisht i goditi rrafshinat jugore të vendit, çoi në evakuimin e 5.000 personave.

Dje, më shumë se 30 persona u raportuan të vdekur.

Ushtria dhe policia janë duke i vazhduar operacionet e shpëtimit. Mbi 34 mijë shtëpi janë përmbytur./Express/ 

    Data: 13 Gusht 2017 15:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera