Kthehu lart

Vdesin 11 punëtorë të huaj nga rrëshqitja e dheut në Malajzi

Vdesin 11 punëtorë të huaj nga rrëshqitja e dheut në Malajzi GazetaExpress

​Njëmbëdhjetë punëtorë të huaj kanë vdekur nga rrëshqitja e dheut në një zonë ndërtimi në veriperëndim të Malajzisë, njoftojnë autoritetet.

Sipas vlerësimeve të mëhershme, 14 persona kishin vdekur nga rrëshqitja e dheut në George Town, por tre punëtorë ia kanë dalë të shpëtojnë, ka thënë zëdhënësi i operacioneve në Departamentin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në shtetin Penang, Ervin Galen Teruki, transmeton Express.

Zyrtarët i kanë identifikuar viktimat si punëtorë të huaj nga Indonezia, Bangladeshi, Myanmari dhe Pakistani. Mbikëqyrësi i zonës ndërtimore është zhdukur.

Rrëshqitje e dheut ndodhi të shtunën në mëngjes. Shkaktari ende nuk dihet. /Express/ 

    Data: 22 Tetor 2017 11:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera