Kthehu lart

Vdes aktorja të cilën e rrëmbeu babai i diktatorit të Koresë së Veriut

Vdes aktorja të cilën e rrëmbeu babai i diktatorit të Koresë së Veriut GazetaExpress

Një aktore e Koresë së Jugut, e rrëmbyer nga Koreja e Veriut dhe e detyruar për të bërë filma për shtetin, ka vdekur në moshën 92-vjeçare.

Choi Eun-hee ishte një aktore kryesore në Jug, kur u rrëmbye nën urdhrat e udhëheqësit të atëhershëm Kim Jong-il, në fund të viteve 1970. Ish-burri i saj, një regjisor i njohur, gjithashtu u rrëmbye disa muaj më vonë. Dyshja më pas u arratis me sukses. Koreja e Veriut ka mohuar gjithmonë rrëmbimin e çiftit, duke thënë se ata kishin kërkuar strehim atje. Zonja Choi vdiq të hënën pasdite në një spital në Korenë e Jugut.

    Data: 17 Prill 2018 09:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera