Kthehu lart

Vdes aktori i “Austin Powers”, Verne Troyer

Vdes aktori i “Austin Powers”, Verne Troyer GazetaExpress

Ka vdekur aktori i komedive “Austin Powers”, Verne Troyer në moshën 49 vjeçare, raporton The Guardian.

Ai është i njohur për rolin e tij Mini Me në “Austin Powers”.

Duke pasur përvoja të këqija dhe probleme me alkoolin, Troyer gjatë këtij muaji ishte dërguar në spital. Përmes rrjeteve sociale familja e tij ka konfirmuar vdekjen e tij.

“ Me trishtim të madh dhe zemër të rënduar shkruajmë se Verne sot ka vdekur. Verne ishte një individ jashtëzakonisht i kujdesshëm. Ai donte që t’i bënte të gjithë të buzëqeshnin, të lumtur, dhe qeshnin. Secilin që kishte nevojë ai do ta ndihmonte në çdo masë që ishte e mundur. Verne shpresonte se do të bënte ndryshime pozitive me platformën që kishte dhe punonte për ta përhapur atë mesazh çdo ditë”, thuhet në deklaratë.

    Data: 21 Prill 2018 23:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera