Kthehu lart

Trump thotë se sulmi në Paris mund ta ndihmojë Le Pen në zgjedhjet e së dieles

Trump thotë se sulmi në Paris mund ta ndihmojë Le Pen në zgjedhjet e së dieles GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 20:53

Donald Trump thotë se sulmi terrorist që la të vrarë një polic në Paris ‘mund t’i ndihmojë’ kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen në zgjedhjet e së dielës në Francë.

Presidenti amerikan tha si ai beson se ajo do të ndihmohet nga sulmi që gjithashtu la dy policë të lënduar, sepse ajo është kandidatja ‘më r fortë për atë që po ndodh në Francë’, duke folur për bindjet e saj për emigrantët.

“Do të ketë një ndikim të madh në zgjedhjet presidenciale”, tha Trump.

    Data: 21 Prill 2017 20:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera