Kthehu lart

Trump kritikohet për 'heshtjen' rreth dhunës në Virxhinia

Trump kritikohet për 'heshtjen' rreth dhunës në Virxhinia GazetaExpress

Presidenti amerikan Donald Trump po përballet me kritika të ashpra për reagimin e tij ndaj dhunës së supremacistëve të bardhë në një miting. Një grua u vra dhe 19 persona të tjera u plagosën kur një makinë u vërsul drejt turmës së kundër protestuesve në Charlottesville, Virxhinia.

Trump, në mesazhet e tij në Twitter e dënoi dhunën nga shumë këndvështrime, por nuk e dënoi qartësisht të djathtën ekstreme. Senatori republikan Cory Gardner i bëri thirrje presidentit Trump se e liga duhet thirrur me emrin e saj. “Këta ishin supremacistë të bardhë dhe ky ishte terrorizëm i brendshëm”, deklaroi Gardner.

Qindra nacionalistë të bardhë u mblodhën të shtunën për një protestë dhe mes tyre kishte neonazistë apo anëtarë të grupit racist Ku Klux Klan. Ata u përleshën me kundër protestuesit dhe dhuna kulmoi me makinën e drejtuar nga 20 vjeçari James Fields që u përplas mbi demonstruesit.

Disa analistë thonë se zgjedhja e Trump i ka dhënë guxim të djathtës ekstreme në SHBA, arsye për të cilën presidenti duhet të jetë shumë më i qartë në dënimin e tyre.

Megjithëse Trump e dënoi dhunën, për shumë demokratë dhe republikanë kjo nuk ishte mjaftueshëm. Senatori republikan Marko ruboi tha se kombi duhet të dëgjojë Trumpin t’i cilësojë ngjarjet në Charlottesville si sulm terrorist nga supremacistët e bardhë, përcjell TCh.

Në të njëjtin kuadër, kreu demokrat i dhomës së përfaqësuesve Nenacy Pelosi tha se Trump injoron realitetin e turpshëm në supremacizmit të bardhë në Amerikë.

    Data: 13 Gusht 2017 19:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera