Kthehu lart

Trump i përgjigjet Koresë Veriore: Nuk do të zgjasni shumë

Trump i përgjigjet Koresë Veriore: Nuk do të zgjasni shumë GazetaExpress

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump e ka rritur përsëri retoriken e fjalëve ndaj Koresë Veriore, duke e paralajmëruar ministrin e Jashtëm të Veriut se ai dhe lideri Kim Jong-Un nuk do të zgjasin shumë.

Ministri i Jashtëm i Koresë Veriore, Ri Yong Ho, ka thënë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dje se sulmet me raketa ndaj Shteteve të Bashkuara janë të pashmangshme, pasi presidenti Donald Trump e quajti “Njeri Raketë” liderin e Penianit, Kim Jong-Un, transmeton Express.

Ndërkohë, dje në mbrëmje Trump i është përgjigjur atij duke e paralajmëruar atë dhe liderin e tij.

“Sapo e dëgjova ministrin e Jashtëm të Koresë Veriore duke folur në OKB. Nëse ai i përsërit mendimet e Njeriut të Vogël Raketë, atëherë ata nuk do të zgjasin shumë”, shkroi Trump në Twitter. /Express/  

    Data: 24 Shtator 2017 11:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera