Kthehu lart

Tre të vdekur pas të shtënave në një shkollë fillore në Kaliforni

Tre të vdekur pas të shtënave në një shkollë fillore në Kaliforni GazetaExpress

Tre njerëz kanë vdekur pas të shtënave me armë në një shkollë fillore në Kaliforni.

Të shtënat ndodhën në shkollën fillore Rancho Tehama rreth orës 8 të mëngjesit.

Shumë nxënës janë larguar nga skena dhe ende nuk dihet nëse të vrarët janë të rritur apo fëmijë, transmeton Gazeta Express.

Një gjashtë vjeçar u qëllua dy herë dhe një tjetër, mosha e të cilit nuk u bë e ditur, u qëllua në këmbë, thuhet sipas USA Today. 

Qëlluesi, mosha dhe emri i të cilit nuk u bënë të ditur, u qëllua në skenë dhe vdiq.

    Data: 14 Nentor 2017 19:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera