Kthehu lart

Thaçi takon komisionerin e BE-së, Johannes Hahn

Thaçi takon komisionerin e BE-së, Johannes Hahn GazetaExpress

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Qendrën e Kulturës në Sofje, ku është duke u mbajtur Samitit i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Thaçi ka takuar komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, i cili në mëngjes ka theksuar se është optimist se do të arrihet një zgjidhje në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

Brenda pak minutave pritet të fillojë sesioni i parë i këtij Samitit. Ky Samit po konsiderohet historik për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e tyre evropiane.

    Data: 17 Maj 2018 09:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera