Kthehu lart

Thaçi takon Alexis Tsipras, e kërkon mbështetjen e Greqisë

Thaçi takon Alexis Tsipras, e kërkon mbështetjen e Greqisë GazetaExpress

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të Samitit të BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras.

Sipas Zyrës për Informim të Presidencës, në këtë takim është biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, për shkëmbimin ekonomik dhe tregtar dhe bashkëpunim në fusha tjera.

Presidenti Thaçi ka kërkuar mbështetjen e kryeministrit grek, Tsipras në procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ai, po ashtu, ka kërkuar mbështetjen greke edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në kuadër të Samitit, Thaçi ka takuar edhe lider tjerë të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Data: 17 Maj 2018 10:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera