Kthehu lart

Thaçi kujton 109 vjetorin e fillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir

Thaçi kujton 109 vjetorin e fillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir GazetaExpress

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar 109 vjetorin e fillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir.

"Sot është 109 vjetori i fillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, ku u mbrojt identiteti kombëtar dhe rilindësit tanë vendosën për alfabetin e gjuhës shqipe", ka shkruar Thaçi.

"Ky vendim i tyre, duke përdorur shkronjat latine, forcoi edhe orientimin tonë gjeopolitik drejt Perëndimit", ka thënë Presidenti.

"Populli ynë do t’i kujtojë gjithmonë dijetarët tanë, delegatët e asaj kohe, të cilët ishin të vendosur që t’i japin hov zhvillimit të arsimit dhe kulturës shqiptare, përmes përhapjes së shkollave shqipe", është shprehur ai.

    Data: 14 Nentor 2017 18:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera