Kthehu lart

Tërmet i fuqishëm në Indonezi

Tërmet i fuqishëm në Indonezi GazetaExpress

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur sot ishullin Sumatra në perëndim të Indonezisë, njofton Instituti Gjeologjik i SHBA-së.

Tërmeti ishte me fuqi prej 6.5 gradë të shkallës Rihter, dhe goditi në një thellësi prej 67 kilometra dhe në një distancë prej 81 kilometra në perëndim të qytetit Bengkulu, transmeton Express.

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme./Express/ 

    Data: 13 Gusht 2017 10:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera