Kthehu lart

Të dorëhequrit nga Vetëvendosje bëjnë edhe zyrtarisht kërkesë për Grup të ri Parlamentar

Të dorëhequrit nga Vetëvendosje bëjnë edhe zyrtarisht kërkesë për Grup të ri Parlamentar GazetaExpress

Grupi i deputetëve të dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, tanimë edhe zyrtarisht është ndarë nga Grupi Parlamentarë i kësaj partie.

Ky grup  ka dorëzuar para pak minutash në administratën e Kuvendit të Kosovës,  kërkesën për grup të ri parlamentarë.

Në bazë të kërkesës së dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës e të cilën e posedon Gazeta Blic, të 12 deputetët e nënshkruar, kanë kërkuar që grupi parlamentar të quhet “Grupi i Deputetëve të Pavarur- GDP”.

Në dokument, e para në këtë listë është Aida Dërguti, deputetja më të cilën edhe filloi “zhurma” brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa kërkesa është drejtuar në emër të Dardan Sejdiut i cili është caktuar edhe si kryesues i Grupit të ri parlamentar, shkruan Gazeta Blic.
 
Më poshtë kërkesa dhe nënshkrimet:
 


 

    Data: 14 Mars 2018 16:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera