Trudeau: Ambasada e Kanadasë në Izrael do të mbetet në Tel Aviv

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, theksoi sot se Ambasada e Kanadasë në Izrael do të qëndrojë në Tel Aviv, duke treguar kështu mospajtimin me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili njoftoi një ditë më parë zhvendosjen në Jerusalem të ambasadës amerikane.

GazetaExpress

“Ne nuk do të zhvendosim ambasadën tonë nga Tel Avivi”, deklaroi Justin Trudeau para mediave kanadeze.

Shefi i qeverisë ritheksoi pozicionin e pandryshueshëm të Kanadasë, pavarësisht pranisë së konservatorëve apo liberalëve në pushtet, që të inkurajojë krijimin e një shteti palestinez në krahë të një shteti izraelit, përcjell Atsh.

Për qeverinë liberale kanadeze, statusi i qytetit të Jeruzlemit duhet të përcaktohet nga një marrëveshje paqeje mes palëve.

Të tjera

Lajmet e fundit