Kthehu lart

Takimi Kosovë - Shqipëri - Serbi në Nish, ministri serb paralajmëron Ramush Haradinajn

Takimi Kosovë - Shqipëri - Serbi në Nish, ministri serb paralajmëron Ramush Haradinajn GazetaExpress

Policia do të veprojë sipas urdhrave të Prokurorisë lidhur me personat që gjenden në fletarreste. Kështu ka deklaruar sot ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq duke u përgjigjur në pyetjen se a do të arrestohet Ramush Haradinaj nëse shkon në Nish (Serbi)

"MPB vepron sipas urdhrit të Prokurorisë në rastet kur të akuzuarit gjenden në fletarreste. Polica do të veprojë ashtu”, citon “Kurir” i Beogradit të ketë thënë Stefanoviq.

Të martën, medie të Beogradit kanë njoftuar se një takim ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq dhe kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj mund të mbahet në Nish brenda dy ose tre muajve.
Serbia Ramush Haradinajn e akuzon për krime lufte.

    Data: 14 Shtator 2017 13:43
    Autori: GazetaExpress
    • Policia e rrethon banesën e Albin Kurtit

      Policia e rrethon banesën e Albin Kurtit 0

    Të tjera