Kthehu lart

Tahiri: Kam nisur punën në ndryshimin e Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë (Foto)

Tahiri: Kam nisur punën në ndryshimin e Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë (Foto) GazetaExpress E mërkurë, 13 Shtator 2017 17:27

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka thënë se e ka njoftuar shefen e zyrës së BE’së në Prishtinë dhe atë të EULEX’it për hapat që ka ndërmarrë për tri nisma ligjore për ndryshimin e Kodit Penal, atë të Procedures Penale dhe Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri Tahiri nëpërmjet nja shkrimi në facebook, pas takimit me Nataliya Apostolova dhe Alexandra Papadopoulou. 

“Sot në takime të ndara pata rastin të pres Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova dhe Shefen e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, znj. Alexandra Papadopoulou, me të cilat ndamë pikëpamjet tona për vazhdimin e progresit në fushën e drejtësisë, sundimit të rendit dhe ligjit si dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. I falënderova për ndihmën dhe kontributin që këto dy misione kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën. Njëherit, i njoftova edhe për hapat e parë që kam ndërmarrë duke përafruar tre nisma ligjore të nevojshme, përkatësisht ndryshimin e Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale dhe Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë, në mënyrë që agjenda legjislative të avancojë bashkë me përkushtimin tonë për luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar Ministri Abelard Tahiri. 

    Data: 13 Shtator 2017 17:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera