Kthehu lart

Sulmohen policët gjatë një bastisjeje në Kamenicë

Sulmohen policët gjatë një bastisjeje në Kamenicë GazetaExpress

Një zyrtar policor është lënduar në Kamenicë pasi së bashku me kolegun e tij hasën në rezistencë nga tre burra, gjatë kohës kur po kontrollonin një shtëpi.

Policia njofton se tre personat e dyshuar për sulm janë arrestuar ndërkaq në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një pistoletë me 49 copë fishekë.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Karaqevë e Epërme gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa polici i lënduar ka pranuar trajtimin mjekësor.

    Temat:
    Data: 24 Nentor 2017 10:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera