Kthehu lart

Sulmi i fundit në Paris, Franca rrit masat e sigurisë për zgjedhjet presidenciale

Sulmi i fundit në Paris, Franca rrit masat e sigurisë për zgjedhjet presidenciale GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 14:21

​Franca thotë se ka rritur masat e sigurisë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në fundjavë, pas sulmit të së enjtes mbrëma, ku u vra një polic dhe u plagosën dy të tjerë.

“Asgjë nuk duhet të pengojë këtë moment historik, i cili është fundamental për kombin tonë”, ka thënë kryeministri francez, Bernard Cazeneuve, pas mbledhjes urgjente të kabinetit të sigurisë më 21 prill.

Cazeneuve tha se rreth 50 mijë policë dhe xhandarë do të ofrojnë siguri gjatë votimeve në raundin e parë të zgjedhjeve që do të mbahen më 23 prill, ndërkaq 7 mijë ushtarë gjithashtu do të patrullojnë.

Një person sulmoi policinë në Champs-Elysees gjatë 20 prillit, duke vrarë një polic dhe plagosur rëndë dy të tjerë. Sulmuesi më pas u vra nga autoritetet e rendit.

Autoritetet thonë se kanë identifikuar sulmuesin por emri i tij nuk është bërë ende publik.

Mediat kanë raportuar se sulmuesi është një francez 39-vjeçar, i cili jetonte në periferi të Parisit. Ai kishte qenë i njohur për shërbimet e sigurisë si radikal islamik.

    Data: 21 Prill 2017 14:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera