Kthehu lart

Sulm vdekjeprurës kundër civilëve afganë

Sulm vdekjeprurës kundër civilëve afganë GazetaExpress

Së paku gjashtë civilë janë vrarë në provincën Ghor të Afganistanit, bënë të ditur zyrtarët afganë

Iqbal Nezami, zëdhënës i policisë provinciale, tha se katër civilë të tjerë janë plagosur.

Të gjitha viktimat janë hazaras - pakicë shiite që sulmohet shpesh nga ekstremistët sunitë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por edhe talibanët, edhe militantët e Shtetit Islamik janë aktivë në provincën Ghor.

    Data: 17 Prill 2018 10:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera