Kthehu lart

Sulm në një shkollë në SHBA, vritet një nxënës

Sulm në një shkollë në SHBA, vritet një nxënës GazetaExpress

Një nxënës është vrarë të mërkurën, gjatë një sulmi me armë zjarri në një shkollë të mesme në shtetin amerikan të Uashingtonit.

Tri viktima të tjera janë dërguar në një spital, ku ata aktualisht ndodhen në gjendje të rëndë, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Nuk dihet nëse ata janë nxënës apo mësues.

Një i dyshuar është arrestuar menjëherë pas incidentit, kanë bërë të ditur mediat e atjeshme.

    Data: 13 Shtator 2017 21:31
    Autori: GazetaExpress
    • Kush e fitoi bastin në Rubikon?

      Kush e fitoi bastin në Rubikon? 0

    Të tjera