Kthehu lart

SPD i hap rrugën një koalicioni të ri me Merkelin, rizgjedh Schulzin udhëheqës

SPD i hap rrugën një koalicioni të ri me Merkelin, rizgjedh Schulzin udhëheqës GazetaExpress

Partia Socialdemokrate Gjermane (SPD) i hapi rrugën sot krijimit të një koalicioni të ri me Angela Merkel pasi votoi në një shumicë të gjerë në konferencën e partisë pro zhvillimit të bisedimeve me konservatorët e kancelares.

Shefi i SPD-së, Martin Schulz i bëri thirrje anëtarëve të partisë që të braktisin ngurimet e tyre për t’u ribashkuar me Merkelin në një koalicion dhe të hyjnë në bisedime eksploruese për të krijuar një qeveri me konservatorët e saj, Kristian Demokratë dhe aleatët me qendër në bavari, Unioni Social Kristian.

“Një SPD e fortë është e nevojshme për ta bërë Gjermaninë të fortë dhe një Gjermani e fortë është e nevojshme për ta bërë Evropën të fortë”, deklaroi Schulz gjatë kongresit të partisë.

Megjithatë, në një seri fjalimesh pasionante shumë të deleguar të SPD-së dolën hapur kundër një bashkimi të ri me Merkelin pasi vota për partinë arriti nivelin më të ulët që prej vitit 1959 në zgjedhjet legjislative të shtatorit, si dhe kritikuar lidershipin e Schulz-it.

Në kongres, Schulz u rizgjodh në krye të partisë së qendrës së majtë, pavarësisht se udhëhoqi SPD-në në rezultatin e saj më të dobët që prej vitit 1949 në zgjedhjet legjislative të shtatorit, përcjell Atsh.

Schulz morri 81,9 për qind të votave, shumë më poshtë nga 100 për qind që ai morri kur u zgjodh fillimisht si lider i partisë në mars.

Vota për Schulz-in për t’u rikthyer në krye të partisë erdhi pasi ai i kërkoi SPD-së për të zhvilluar bisedime të reja për krijimin e një qeverie me kancelaren, Angela Merkel.

    Data: 07 Dhjetor 2017 21:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera