Kthehu lart

Spanja i jep 8 ditë kohë Katalonjës për të hequr dorë nga përpjekja për pavarësi

Spanja i jep 8 ditë kohë Katalonjës për të hequr dorë nga përpjekja për pavarësi GazetaExpress

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, i ka dhënë tetë ditë kohë qeverisë së Katalonjës për të hequr dorë nga përpjekja për pavarësi, raporton Reuters.

Rajoy mund të thërrasë zgjedhje të parakohshme rajonale nëse e aktivizon Artikullin 155 të Kushtetutës së Spanjës, i cili do t’i lejonte atij ta shkarkonte qeverinë e Katalonjës, transmeton Express.

Lideri katalan, Carles Puigdemont, bëri një shpallje simbolike të pavarësimit nga Spanja të martën mbrëma, por menjëherë e suspendoi atë dhe bëri thirrje për negociata me qeverinë në Madrid.

Ndërkohë, dje në mbrëmje Puigdemont komentoi rreth vendimit të Madridit, duke thënë se qeveria katalane ka kërkuar dialog.

“Ata përgjigjen duke e vënë në tavolinë Artikullin 155”, shkroi ai.

/Express/ 

    Data: 12 Tetor 2017 14:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera