Kthehu lart

Sonte në Pressing, në T7: Dardan Molliqaj përballë analistëve

Sonte në Pressing, në T7: Dardan Molliqaj përballë analistëve GazetaExpress

Sonte, në emisionin Pressing, në televizionin T7, është i ftuar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Molliqaj vjen sonte për herë të parë në televizionin T7, në një intervistë ekskluzive përballë gazetarëve Berat Buzhala dhe Astrit Gashi.

Deputeti flet për partinë e re, për largimin nga Lëvizja Vetëvendosje, për zhvillimet e fundit politike në vend, dhe jo vetëm.

Ndiqeni emisionin Pressing, me Leonard Kerqukin, në T7, nga ora 20:45.

Intervista transmetohet edhe në faqen e televizionit në Facebook.


    Data: 17 Maj 2018 20:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera