Kthehu lart

Skandali seksual shtrëngon kishën rumune, shkarkohet peshkopi gay

Skandali seksual shtrëngon kishën rumune, shkarkohet peshkopi gay GazetaExpress

Një peshkop ortodoks rumun u shkarkua pas publikimit të një video intime duke kryer marrëdhënie seksuale me një burrë.

Peshkopi, Cornelius Barladeanu, ishte person me ndikim në një kishë ultra-vëzhguese që kundërshtonte fuqimisht të drejtat e popullatës LGBT dhe loboi kundër heqjes së ligjit të vitit 2001 që inkriminonte homoseksualitetin.

Megjithatë, reputacioni i tij ka pushuar pas zbulimit të videos që vërtetonte se është homoseksual.

Në një video të turbullt, e cila është parë mbi 180.000 herë, shihen dy meshkuj duke shkëmbyer puthje dhe duke kryer seks oral, transmeton ora news.

Përkundër pohimeve se ai është i pafajshëm, peshkopi  u shkarkua dhe kisha tha se kishte marrë një vendim të tillë për paqen dhe Kishën e mirë.

Sinodi i Shenjtë thirri një seancë urgjente për të diskutuar këtë skandal. Barladeanu do të mbetet në kishë si një murg.

Ky është skandali i dytë në Kishë në vetëm pak javë, pasi një tjetër prift u dëbua gjithashtu për skandal seksual.

    Data: 22 Gusht 2017 03:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera