Kthehu lart

Shtetet e QUINT'it bëjnë thirrje një ditë para seancës: Deputetët duhet të shkojnë në Kuvend

Shtetet e QUINT'it bëjnë thirrje një ditë para seancës: Deputetët duhet të shkojnë në Kuvend GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 14:12

Ambasadat e ShBA'së , Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në Kosovë përmes një komunikate, kanë shprehur brengën e tyre në lidhje me situatën politike në vend.

Sipas kësaj deklarate, është përgjegjësi e liderëve Kosovarë ti krijojnë këto instituciuone por edhe të ndërmarin reformat e nevojshme që të parandalojnëbllokada të tilla në të ardhmen.

Sipas QUINT-it është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, situatën energjetike por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.

“Jemi të brengosur me situatën politike në Kosovë. Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë, situatën energjetike por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën Europiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Qytetarët e Kosovës merritojnë një Kuvend dhe Qeveri për tu ballafaquar me këto sfida”, thuhet në deklaratën e QUINT-it.

Sipas kësaj deklarate, është përgjegjësi e liderëve Kosovarë ti krijojnë këto instituciuone por edhe të ndërmarin reformat e nevojshme që të parandalojnëbllokada të tilla në të ardhmen.

“Shpresojmë që liderët Kosovarë, si në politikë ashtu edhe në shoqërinë civile, do të prijnë në zgjedhjen e kësaj çështjeje duke ofruar propozime konkrete. Një parim primarë dhe i rëndësishëm është sedeputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së saj”.

    Data: 13 Gusht 2017 14:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera