Kthehu lart

Shqiptarët ia siguruan fitoren Gjukanoviqit

Shqiptarët ia siguruan fitoren Gjukanoviqit GazetaExpress

Kandidati i Partia Demokratike Socialiste (DPS), Millo Gjukanoviq, ka fituar në zgjedhjet  presidenciale në Mal të Zi. Mbështetësit e Gjukanoviqit ishin mbledhur për të kremtuar fitoren te ndërtesa e vjetër e Qeverisë së Malit të Zi

Sipas rezultateve të marra nga Qendra për Monitoring CEMI, Gjukanoviq ka marrë 53,8% të votave që i dha fitoren atij që në rundin e parë.

Sipas numrit të votave të marra dhe sipas daljes në votime të shqiptarëve në zonat ku ata jetojnë dhe duke ditur edhe votën e tyre pro Gjukanoviqit, mund të konkludohet se pikërisht vota shqiptare ishte përcaktuese në këtë fitore të presidentit të ardhshëm të Malit të Zi që në rundin e parë. Duhet shtuar se ka pasur një rënie të daljes në votime në Ulqin dhe Tuz krahasuar me zgjedhjet lokale të disa muajve më parë.

    Data: 17 Prill 2018 09:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera