Kthehu lart

Shpend Ahmeti i shpall kunjat heronj

Shpend Ahmeti i shpall kunjat heronj GazetaExpress

Para pak minutash në rrugën "Rexhep Luci" ka ndodhur një aksident

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se shpejtësia e kësaj veture duhet të ketë qenë shumë e madhe, për një aksident të tillë.

Ahmeti, po ashtu, ka njoftuar se nga ky aksident ka mbetur e lënduar një vajzë dhe kanë shpëtuar dhjetëra të tjerë për shkak të kunjave në trotuar.

Ky është statusi i plotë i Ahmetit:

Nuk e di se çfarë shpejtësie duhet me pas kjo makinë për me e bo këtë ndeshje në Rrugën Rexhep Luci. Një vajzë është lënduar, por pengesat antiparking (kunxhat) sot kanë shpëtuar dhjetëra qytetarë (këmbësorë).

Ju njoftojmë se së shpejti Komuna do të fillojë me përdorimin e kamerave për shkelje në trafik dhe dënime me postë.

    Data: 17 Maj 2018 09:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera