Kthehu lart

Shokohet Britania, princi i vogël George përdoret si ‘ikonë e homoseksualëve’

Shokohet Britania, princi i vogël George përdoret si ‘ikonë e homoseksualëve’ GazetaExpress

Është zgjuar shumë pluhur në Britaninë e Madhe lidhur me një artikull të publikuar në një agjenci lajmesh për homoseksualë, “Pink News”. Kjo për shkak se si “ikonë e homoseksualëve” është përzgjedhur princi i vogël i familjes mbretërore, katër vjeçari George.

Politikani Jim Allister i partisë minore nga Irlanda e Veriut, i ka kërkuar faqes që ta zhdukë menjëherë artikullin.Sipas Allister përmbajtja e këtij artikulli është “e sëmurë”.

Mendohet se në “Pink News” duhet të promovohen dhe të shkruhet vetëm për persona të komunitetit LGBT, dhe si mund të gjendet një fëmijë aty, aq më tepër një gjak mbretëror.

Por këtë kërkesë e hedh poshtë Benjamin Cohen, drejtues i portalit “PinkNews”, i cili refuzon të ndryshojë version, kjo pasi sipas tij, artikulli është bazuar në komentet e ndjekësve.

Ai e arsyeton artikullin me komentet e ndjekësve, pasi sipas tij ata shkruajnë se poza e princit katër vjeçar në hyrje të helikopterit, duket shumë femërore.

    Temat:
    Data: 13 Gusht 2017 18:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera