Kthehu lart

Sherr masiv në burg, vdesin 7 persona

Sherr masiv në burg, vdesin 7 persona GazetaExpress

Një sherr masiv i dhunshëm në një burg të sigurisë së lartë në Karolinën e Jugut ka shkaktuar 7 të vdekur dhe 17 të plagosur. Të gjithë janë të burgosur

Raportohet se sherri filloi pas fyerjeve mes dy grupeve rivale brenda qendrës së vuajtjes së dënimit. Burgu i sigurisë së lartë është i njohur prej vitesh si një ndër më të dhunshmit në Shtetet e Bashkuara.

Sherri masiv nisi mbrëmjen e së dielës dhe agjentët e sigurisë arritën të merrnin kontrollin e burgut vetëm mëngjesin e së hënës njoftojnë mediet.

    Data: 17 Prill 2018 08:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera