Kthehu lart

Shefi i CIA-s: Nuk do të befasohesha nëse Koreja Veriore e teston edhe një raketë tjetër

Shefi i CIA-s: Nuk do të befasohesha nëse Koreja Veriore e teston edhe një raketë tjetër GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 16:49

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës të SHBA-së (CIA), Mike Pompeo, ka thënë sot se nuk do të befasohej nëse Koreja Veriore e teston edhe një raketë tjetër, duke qenë i ka testuar dy të tilla në muajin korrik.

“Besoj shumë se [lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un] do të vazhdojë të tentojë të zhvillojë programin e vet raketor, prandaj nuk do të habitesha nëse teston edhe një raketë tjetër,” ka thënë Pompeo, transmeton Express.

Ai ka theksuar për Fox News: “Ai i testoi dy në korrik, prandaj nuk do të më habiste sikur ta testonte edhe një tjetër tani.”/Express/ 

    Data: 13 Gusht 2017 16:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera