Kthehu lart

SHBA ndanë 30 milionë dollarë për refugjatët serbë

SHBA ndanë 30 milionë dollarë për refugjatët serbë GazetaExpress

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë 30 milionë dollarë për të ndërtuar 270 banesa për refugjatët serbë të luftërave në Kroaci dhe Bosnje. Ndërtimi I këtyre banesave do të bëhet në një vendbanim në Beograd, dhe jo në Preshevë ashtu siç u propaganda prej disa kohësh nga disa parti shqiptare në Preshevë.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe pjesëve të tjera, mund të marrin frymë lirisht, pasi ideja për kolonizimin e kësaj pjese me refugjatë serbë të luftës në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, doli të jetë vetëm një propagandë politike, me qëllim frikësimin e shqiptarëve të kësaj pjese dhe instrumentalizimin e tyre për nevoja politike.

I ashtuquajturi “Plani Aksionalk 2017”, që iu server mediave dhe publikut, me përmbajtje të ndryshuar sipas interesave ditore politike, një muaj pa përfunduar 2017, është demantuar plotësisht.

Ambasada Amerikane në Beograd njoftoi se ka dhënë 30 milionë dollarë për të ndërtuar 270 banesa për refugjatët serbë, banesa të cilat nuk do të ndërtohen në Preshevë, por në Beograd.

“Ambasadori amerikan ishte i pranishëm në vënien e gurëthemelit për ndërtimin e 270 banesave për familjet e shpërngulura nga Kroacia dhe Bosnja dhe Hercegovina, në kuadër të programit regjionalë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Beograd.

“Plani Aksional 2017”, në versionin zyrtarë në gjuhën serbe, realisht nuk përmban ndonjë paragraf apo pikë që parasheh kolonizimin e kësaj pjese, transmeton IO.
Në versione jozyrtare dhe të ndryshuar a për nevoja të politikës ditore, “Plani Aksional” dramatizonte këtë çështje dhe fajësonte kryetarin e përkohshëm të kësaj komune, Shqipërim Arifin, i cili është kryetarë i Alternativës për Ndryshim.

Gjatë ditës së djeshme, ai në intervistë për media të ndryshme, sqaroi definitivisht se emri I tij është vendosur në mënyrë manipulative në versione jozyrtare dhe në gjuhën shqipe, të përkthyer dhe të interpretuar nga militantët partiakë. Gjithsesi, “Plani Aksional” 2017 nuk ka kaluar në Kuvendin Komunal të Preshevës, por është miratuar nga Këshilli Komunal I këtij qyteti.

    Data: 24 Nentor 2017 23:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera