Kthehu lart

Serbia me mot katastrofik, paralajmërohen edhe rrëshqitje dheu

Serbia me mot katastrofik, paralajmërohen edhe rrëshqitje dheu GazetaExpress

Meteorologët në Serbi kanë paralajmëruar edhe sot mot të keq. Stuhia që goditi vendin, parashihet të vazhdojë edhe sot.

Pas reshjeve të mëdha të shiut dhe breshrit përgjatë ditës së djeshme moti thuhet të vazhdojë të jetë i ngjashëm edhe sot, i përcjellë edhe me erëra të fuqishme. 

Sipas medieve serbe nga paralajmërimet ka mundësi që rrugët sërish të mbushen përplot me ujë.

Përpos kësaj janë paralajmëruar edhe rrëshqitje të dheut. 

Duhet shtuar se dje reshjet e shiut dhe breshrit shkaktuan një mot të paparë më herët në këtë vend.



    Data: 14 Qershor 2018 09:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera