Kthehu lart

Serbia i bën thirrje BE-së të reagojë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve

Serbia i bën thirrje BE-së të reagojë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve GazetaExpress

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, SHBA dhe Britanisë së Madhe që të reagojnë në deklaratat e zyrtarëve shqiptarë, kosovarë dhe të Kosovës Lindore mbi bashkimin me Shqipërinë.

Daçiq, të enjten mbrëma, ka thënë se ata do të jenë drejtpërsëdrejti përgjegjës nëse nuk reagojnë në këto qëndrime të politikanëve shqiptarë, shkruan N1 kroat.

Me rastin e deklaratës së Komunës së Bujanocit Jonuz Musliu se bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës është i pakuptimtë pa Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, Daçiq ka paralajmëruar se politikanët shqiptarë “po bëhen kërcënimi kryesor për paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe Evropë”.

“Deklaratat e koordinuara të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por ajo edhe e Jonuz Musliut, tregon se Shqipëria e Madhe është qëllimi i të gjithë shqiptarëve. Sot Musliu këtij i bashkëngjiti edhe Nishin, nesër do t’i vij radha Shkupit, Ulqinit, Epirit. A do të flasin më në fund BE, SHBA, Britania e Madhe? Nëse këtë nuk e bëjnë këtë herë, kur Shqipëria e Madhe erdhi deri në Nish, do të jenë drejtpërsëdrejti përgjegjës për pasoja”, ka thënë Daçiq.

Ai ka shtuar se shqiptarët “duhet t’i masin fjalët, sepse nuk janë më në skenën ndërkombëtare mbrojtësit e tyre që ta bombardojnë Serbinë për t’ia grabitur Kosovën Serbisë”.

“Kjo më kurrë nuk do të ndodhë. Serbia nuk e provokon askënd, por edhe nuk i frikohet askujt”, ka përfunduar kërcënimin e tij Ivica Daçiq. /gazetametro.net

    Data: 21 Prill 2017 13:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera