Kthehu lart

Serbi nga Klina shkon në Polici për t’u informuar për vjedhjen, arrestohet për krime lufte

Serbi nga Klina shkon në Polici për t’u informuar për vjedhjen, arrestohet për krime lufte GazetaExpress

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot pasdite një serb në komunën e Klinës.

Milorad Zajiq u arrestua në Stacionin e Policisë në Klinë, pasi shkoi për t’u informuar për një vjedhje që i kishte ndodhur, raporton KTV.

Pas arrestimit në Klinë ai është bartur në Prishtinë dhe dyshimet e Prokurorisë janë se ai lidhet me krime lufte ndaj shqiptarëve në vitet 1998/99.

Zajiq ishte kthyer së fundi në Kosovë nga Serbia dhe shefi i zyrës për komunitetet në komunën e Klinës, Ranko Kostiq ka thënë se arrestimi është shumë shqetësues dhe se kjo shkon në kundërshtim të përpjekjeve për kthimin e komunitetit serb në Klinë.

    Data: 19 Mars 2018 23:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera