Kthehu lart

Sekretari i AAK’së: Kosova ka siguruar edhe territorin edhe vizat

Sekretari i AAK’së: Kosova ka siguruar edhe territorin edhe vizat GazetaExpress

​ Sekretari ekzekutiv i AAK-së Valon Tolaj ka thënë se kanë rëndësi edhe territori, edhe vizat, ndërsa, sipas tij, të tjerat janë marketing.

“Edhe territori edhe lëvizja e lirë (vizat). Kjo ka rëndësi, tjerat janë marketing”, ka shkruar Tolaj në facebook, pas dakordimit të sotëm të shumicës së partive për ratifikimin e demarkacionit.

“E drejta e Kosovës në territor dhe e drejta për liri të lëvizjes, pothuajse janë siguruar”, ka shkruar më tutje Tolaj.

Ai më tutje duke treguar çfarë përmban Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, kur ka përmendur raportin e Komisionit shtetëror për shënimin e kufirit, ka ironizuar me fjalët “ishte dëshirë të quhej orientues, pse jo. Është tamam orientues ku duhet të ndodhë korrigjimi”.

LDK-ja kishte kërkuar që për të votuar pro projektligjit, duhej që raporti i komisionit shtetëror të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi të ishte vetëm orientues.
Këto fjalë që raporti i këtij komisioni të merret vetëm si orientim, kanë hyrë në projektligj, ndërsa janë pranuar edhe nga Kryeministri Ramush Haradinaj.
Tolaj më tutje ka konstatuar se vend për konfuzitet nuk ka mbetur.
“Gjithçka është e qartë tashmë. U dekoruan të gjithë me merita dhe u plotesuan edhe kërkesa”, shkroi Tolaj.



    Data: 24 Shkurt 2018 23:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera