Kthehu lart

Sekretari amerikan i shtetit Tillerson zhvillon vizita sekrete

Sekretari amerikan i shtetit Tillerson zhvillon vizita sekrete GazetaExpress

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson u takua të hënën me udhëheqës afganë, me të cilët diskutoi për strategjinë amerikane që synon t’i japë fund luftës më të gjatë të Amerikës.

Sekretari i shtetit ishte për një vizitë të pa njoftuar më parë në Afganistan, ku qëndroi për rreth tri orë në bazën ushtarake amerikane atje.

Ai bisedoi me Presidentin Ashraf Ghani, Shefin Ekzekutiv Abdullah Abdullah dhe zyrtarë të tjerë amerikanë dhe afganë.

Tillerson ishte edhe në një Irak për një vizitë panjoftuar më parë dhe të martën ai pritet të shkojë në Pakistan.

Ai tha se do t’u kërkojë zyrtarëve në Islamabad që të marrin masa kundër talebanëve dhe esktremistëve të tjerë në vend, ose në të kundërt do të përballen me pasojat. Pas Pakistanit sekretari Tillerson ka në plan të shkojë në Indi.

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson ka shprehur shqetësim lidhur me tensionin e zgjatur mes Katarit dhe fqinjëve të tij. Kryediplomati amerikan shkoi në Doha për të diskutuar mbi përpjekjet e përbashkëta kundër terrorizmit. Ai mbërriti atje të dielën vonë pas një ndalese në Arabinë Saudite, ku bëri thirrje për bashkëpunim mes mbretërisë dhe fqinjit të saj Irakut, pas dekadash me tensione.

Në një konferencë shtypi në Doha, zoti Tillerson i bëri thirrje Katarit dhe fqinjëve të Gjirit Persik që të ndihmojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre. Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë në përpjekjet diploamtike, por nuk do të imponohen.

"Ndërsa mosmarrëveshjet mes vendeve të Gjirit po mbushin 5 muaj, Shtetet e Bashkuara mbeten të shqetësuara si në fillim. Mosmarrëveshjet kanë patur pasoja negative: ekonomike dhe ushtarake për vendet e përfshira dhe sigurisht, që edhe Shtetet e Bashkuara i kanë ndjerë pasojat e tyre,”- tha zoti Tillerson.

Shtetet e Gjririt dhe Egjipti e kanë akuzuar Katarin për strehimin e militantëve të mbështetur nga Irani, gjë të cilën e mohojnë si Doha, edhe Teherani. Irani i ka mbështetur forcat që luftojnë kundër Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri, por ai ka financuar gjithashtu grupin terrorist


    Data: 23 Tetor 2017 23:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera