Kthehu lart

Sejdiu: Ministri Hamza ka pasur hezitim për ngritjen e pagave

Sejdiu: Ministri Hamza ka pasur hezitim për ngritjen e pagave GazetaExpress

Në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, po debatohet për aktgjykimin jashtëzakonisht kontradiktor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për vendimin e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, për t’ia rritur rrogën vetes dhe ministrave të tij.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Korab Sejdiu, derisa ka folur për vendimin e Qeverisë për rritje të pagave ka thënë se ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pasur hezitime për ta nënshkruar vendimin për rritje.

“ Ministri Hamza ka pasur hezitime për ta nënshkruar vendimin për rritje. Ai nuk ka pranuar që të nënshkruhet vendimi, derisa ai është kundërshtuar nga deputetët e Kuvendit dhe Agjencia Kundër Korrupsionit”, ka thënë Sejdiu.

Deputeti i LDK’së nuk ka hezituar të flas edhe fjalë të mira për ministrin Hamza.

“ Ministri Hamza është njeri i matur dhe shumë profesionit. Ai nuk ka rënë pre e asnjë presioni apo diçka të tillë. Ka vendosur që të mos e nënshkruaj vendimin dhe ashtu ka vazhduar”.

    Data: 12 Qershor 2018 21:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera