Kthehu lart

Rusia vendos t’i trajnojë gratë për pilote luftëtare, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore

Rusia vendos t’i trajnojë gratë për pilote luftëtare, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore GazetaExpress

Rusia do t’i pranojë gratë për pilote luftëtare në Forcat e veta Ajrore, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka thënë se gratë do të pranohen për pilote pasi ushtria pranoi qindra letra përmes të cilave ato kanë shprehur interesimin për t’u regjistruar në ushtri, transmeton Express.

Në grupin e parë do të jenë 15 gra, i cili do ta nisë stërvitjen në tetor, ka thënë Shoigu.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pilotet ruse njiheshin si “Skifteret e Stalinit”. Ndërsa trupat gjermane i quanin ato “Shtriga të Natës”.

Gjenerata e re e piloteve luftëtare do të trajnohen në shkollën e aviacionit ushtarak në Krasnodar, në jug të vendit./Express/   

    Data: 13 Gusht 2017 17:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera