Kthehu lart

Rusia dhe Siria pengojnë hetimet ku janë përdorur armët kimike

Rusia dhe Siria pengojnë hetimet ku janë përdorur armët kimike GazetaExpress

Mes një lufte të ashpër fjalësh ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së, Moska ka thënë se një ekip i ekspertëve nga Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW) do të hetojë qytetin ku është përdorur sulmi me gaz në Siri, të mërkurën

“Nesër (të martën) shërbimet e sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të testojnë rrugët. Ndërsa, të mërkurën do të arrijnë ekspertët e OPCW-së”, tha një zyrtar rus të hënën, raporton “Al Jazeera”.

Më herët, inspektorët nga OPCW thanë se ata janë ndaluar nga forcat siriane dhe rusët për të pasur qasje në qytetin ku janë përdorur armët kimike.

“Rusia dhe Siria ende nuk kanë lejuar që të kenë qasje në Douma”, tha një delegacion britanik.

Një deklaratë nga drejtori gjeneral i OPCW-së të hënën tha se sirianët dhe rusët që “morën pjesë në takimet përgatitore në Damask, kanë njoftuar MFM (Misioni për gjetjen e fakteve) se kishte ende çështje të sigurisë në pritje për t’u përpunuar para se të bëhej ndonjë vendosje”.


    Data: 17 Prill 2018 13:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera