Kthehu lart

Roja e Kallashit shtron iftar për 600 myslimanë

Roja e Kallashit shtron iftar për 600 myslimanë GazetaExpress

Hoxha i fshatit Zhur ka treguar se ka shumë donatorë që organizojnë iftare për myslimanët në këtë vend, shumë prej të cilëve edhe i kanë refuzuar. Por së fundmi një iftar i madh për 600 persona, është shtruar nga Dibran Hoxhaj, që njihet si sigurimi i valltares Donjeta Kasumi – Kallashi.

Dibran Hoxhaj që veten e quan “King Kobra” ka shtruar iftar për besimtarët myslimanë në fshatin e tij të lindjes, Zhur.

Në këtë organizim humanitar “King Kobra” ka ftuar 600 persona. Këtë paraqitje prej një humanisti dhe myslimani të devotshëm, Hoxhaj e prezantoi në një emision televiziv pasi që qëndroi 20 muaj në burg.

Sipas hoxhës së fshatit Zhur, shpesh organizohen iftare nga donatorë të ndryshëm, madje thotë se një numër të këtyre organizimeve të iftareve i kanë refuzuar. Mirëpo organizimi i madh i “King Kobrës” është pranuar.

“Jo vetëm Dibrani por edhe të gjithë në fshatin Zhur njihen për aspektin human të cilin e kanë. Ka shumë donatorë sa që ka raste kur i kthejmë mbrapsht për shkak të numrit të madh të iftareve të cilët nuk mundemi me i organizu sepse nuk mundemi që njerëzit t`i mundojmë që të vinë çdo ditë në iftar. Kemi iftare por ndonjë prej donatorëve, organizatorëve  i kemi larguar mirëpo iftaret e llojit të tillë janë të mirëseardhur gjithmonë”, ka thënë hoxha i fshatit në një intervistë.

Ai thotë se Bashkësia Islame gjithmonë i ka përkrahur iftaret e organizuara në këtë fshat.

“BIK i janë përgjigjur me entuziazëm ftesës, kanë qenë gjithmonë prezent nëpër iftare të tilla të cilët i kemi organizuar pa dyshim që edhe donatorët nuk mungojnë siç është edhe rasti i këtij donatorit, Dibranit.

Vetë Dibran Hoxhaj ka thënë se i falënderon pjesëmarrësit në iftar.

“Duhet të gjithë të jemi të bashkuar, mesazhi im është që të jemi sa më të bashkuar sa më human. Është një zot që duhet të gjithë ta dimë”, tha ai.

Dibran Hoxha ka më shumë se 150 raste në Policinë e Kosovës.

Njëra ndër veprat e tij, para të cilave është dorëzuar edhe shteti, e që Hoxhaj i tregon si ngjarje normale, si shfrytëzimi i vajzave të reja, për të cilën as që është hetuar.

Duke dashur të tregohet një humanist dhe ndihmues i atyre që kanë nevojë, Dibran Hoxhaj tregon me gojën e tij diçka që përbën shkelje të rëndë ligjore, përdorimi i fëmijëve, ose shfrytëzimi i tyre për punë. Kingu thotë se Kosumin e kishte “afruar afër vetes” kur ajo i kishte pasur 15 vjeç.

“Unë e kam pas rastin me Donjeta Kosumin, Kallashin, qysh nga mosha 15-vjeçare. Ajo është shoqëru me mu, dhe në të gjitha sukseset e kam përkrah deri këtu ku ka arrit”, thotë Hoxhaj në një emision që udhëhiqet nga Kreshnik Husaj i njohur me nofkën Kika, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për prostitucion me bashkëshorten e tij.

    Data: 14 Qershor 2018 12:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera