Kthehu lart

Rita Ora e konfirmon edhe vetë: Do të jem me ju në 10 vjetorin e Pavarësisë në Prishtinë

Rita Ora e konfirmon edhe vetë: Do të jem me ju në 10 vjetorin e Pavarësisë në Prishtinë GazetaExpress

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka konfirmuar edhe vetë ardhjen në Kosovë, më 17 shkurt.

Rita Ora do të këndojë në një koncert të organizuar nga Shteti, për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

"Pershendetje te gjitheve! Jam shume e lumtur qe do te jem me ju ne 10 vjetorin e Pavaresise se Kosoves ne Prishtine", ka shkruar këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram. 

"Kjo eshte nje bluze te cilen e kam dizejnuar per kete rast dhe shpresoj te mbetet nje kujtim i mire per te gjith ne. Ju dua, Rita", thuhet më tej në postimin e këngëtares. /Express/


    Data: 14 Shkurt 2018 19:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera