Kthehu lart

Rishikohet vendimi për dëbimin nga qeveria të ish-kryeministrit pakistan

Rishikohet vendimi për dëbimin nga qeveria të ish-kryeministrit pakistan GazetaExpress

Një gjykatë supreme në Pakistan, ka mbajtur dëgjimin e parë që rishikon vendimin që e kishte larguar nga detyra, ish-kryeminstrin, Nawaz Sharif nën akuzën për korrupsion.

Sharif kishte sfiduar Gjykatën Supreme në vendimin e 28 korrikut, që e ndaloj atë për një kohë të caktuar si ligjbërës në parlamentin e Pakistanit.

Avokati i Sharif-it, u kishte thënë gazetarëve se “nuk ka pasur gjykim të drejtë” ndaj Sharif-it.

Akuza penale janë ngritur edhe ndaj dy djemve të Sharif-it, vajzës, dhëndrrit dhe një anëtari të Lidhjes së tij Myslimane të Pakistanit.

    Data: 13 Shtator 2017 18:06
    Autori: GazetaExpress
    • 340 mijë të vdekur nga lufta në Siri

      340 mijë të vdekur nga lufta në Siri 0

    Të tjera