Kthehu lart

Reshitaj paralajmëron ndërprerjen e dhënies së thëngjillit për punëtorët e KEK-ut

Reshitaj paralajmëron ndërprerjen e dhënies së thëngjillit për punëtorët e KEK-ut GazetaExpress

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka thënë se do ta ndalin përdorimin e thëngjillin për ngrohje

Ajo ka paralajmëruar ndaljen e dhënies së thëngjillit falas për punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

“Pres nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik që të ndalë dhënien falas të thëngjillit për punëtorët e KEK-ut. Jemi duke punuar në këtë drejtim dhe vetëm me veprime dhe vendime mund ta ulim ndotjen e ambientit”, tha Reshitaj në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini. /Telegrafi/


    Data: 14 Shkurt 2018 09:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera