Kthehu lart

Renovimi i shkallëve të Arbërisë do të kushtojë 600 mijë euro

Renovimi i shkallëve të Arbërisë do të kushtojë 600 mijë euro GazetaExpress

Ngjitja në shkallët e lagjes Arbëria, në Prishtinë, është e vështirë. Banorët e kësaj ane për çdo ditë vërejnë shkatërrim të tyre.

Në Komunën e Prishtinës thonë se pas një viti, gjendja e shkallëve do të jetë krejtësisht ndryshe, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Komuna ka ndarë 600 mijë euro për rregullimin e tyre.

Bashkë me rregullimin e tyre, mjete janë ndarë edhe për një mbikalim që do të mundësonte kalim të rrugës dhe hekurudhës, në veçanti për nxënësit e shkollës “Meto Bajraktari”.

Derisa punimet pritet të nisin në mars, edhe ky dimër do të jetë i vështirë për ata që duhet të kalojnë nëpër këto shkallë.


    Data: 10 Dhjetor 2017 23:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera