Kthehu lart

Reagime pas rrahjes së Kajtazit: Dhuna është bërë normë e komunikimit

Reagime pas rrahjes së Kajtazit: Dhuna është bërë normë e komunikimit GazetaExpress

Vehbi Kajtazi, gazetar dhe kryeredaktor i "Insajderit", është sulmuar fizikisht mesditën e sotme në një lokal në Prishtinë. Kjo shtyri në reagimin e komunitetit të gazetarëve, por edhe figurave nga fusha të ndryshme. Menjëherë pati edhe reagim nga Qeveria. Sulmet fizike ndaj gazetarëve janë shpeshtuar së fundmi e ky paraqet shqetësim serioz.

Menjëherë pas sulmit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi reaguan Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe KMDLNj.

Nga AGK-ja përmendët se Kajtazi ka qenë për një kohë të gjatë cak i sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme edhe ne të kaluarën.

“Fatkeqësisht disa nga këto raste ende nuk janë zbuluar, ndërkohë që ne presim hetime të pavarura dhe epilog të shpejt”, thuhet në reagimin e AGK-së.

KMDLNJ dënon sulmin ndaj Kajtazit dukë kërkuar që fajtorët të sillën para drejtësisë.

Reagime pati edhe nga skena politike.

Kryeministri Ramush Haradinaj, me të marrë lajmin, gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se dënon sulmin ndaj Kajtazit dhe ndaj çdo gazetari tjetër.

Edhe Arbana Xharra nga PDK dhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, u shprehen tejet të shqetësuara që tanimë dhuna është kthyer në formë komunikimi në vend.

Xharra numëroi rastet e sulmeve fizike që kanë ndodhur së fundmi, si rrahja e gruas së Blerand Stavilecit, rrahja e gazetarit tjetër të Insajderit, Parim Olluri dhe raste të tjera, prej ku asnjë sulmues nuk është gjetur.

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me sulmin që ju është bërë sot kryeredaktorin e Insajderit Vehbi Kajtazi.

Osmani ka thënë që një akt i tillë është i tmerrshëm dhe i turpshëm.Shteti po i mbyll sytë para sulmeve të tilla ka shkruar Osmani

Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se gazetarët sulmojnë me anë të fjalëve dhe kjo është mënyra e vetme të cilën duhet ta përdorin ndaj tyre ata që nuk pajtohen me çfarë shkruhet.  

Analisti Imer Mushkolaj i ka quajtur të mjerë ata që e sulmuan gazetarin, duke thënë se Vehbi Kajtazin mund ta sulmojnë, por jo ta ndalin./Express/

    Data: 13 Tetor 2017 16:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera