Kthehu lart

Quni: Planin për Kosharen e përgatitën kuadrot e Ministrisë së Mbrojtjes

Quni: Planin për Kosharen e përgatitën kuadrot e Ministrisë së Mbrojtjes GazetaExpress

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh deputet aktual i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka folur gjerësisht për Betejën e Koshares dhe përgatitjet për të, gjatë një interviste në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Quni ka thënë se planin për Kosharen e përgatitën kuadrot e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Këtë plan e kanë përgatitur kuadrot të cilët janë kyçur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai në T7.

“Ky plan është mbështetur nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, është mbështetur nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe është mbështetur nga një pjesë e Ushtrisë së Shqipërisë”, ka theksuar Quni. /Express/


    Data: 16 Prill 2018 22:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera