Kthehu lart

​QKUK së shpejti me shërbim modern të intensivës qendrore

​QKUK së shpejti  me shërbim modern të intensivës qendrore GazetaExpress

Tani kanë arritur edhe pajisjet mjekësore dhe shtretërit dhe hapësirat tashmë janë kompletuar, por kanë mbetur edhe disa detaje të tjera si kyçja në sistemin e oksigjenit qendror, e po ashtu caktimi i stafit mjekësor nga QKUK.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), dr. Basri Sejdiu, bashkë me përfaqësues nga sektorët teknikë, sektorin e pajisjeve mjekësore dhe Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv Qendror, ka pritur në takim pune përfaqësuesit e TIKA-s turke, organizatë kjo e cila është në finalizim e sipër të realizimit të projektit për intensivën e re qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Burak Ceran, koordinator i TIKA-s për Kosovë, ka njoftuar dr. Sejdiun, se projekti është drejt finalizimit dhe hapësirat shumë shpejt do të jenë gati për të nisur punën.

Sipas tij, tani kanë arritur edhe pajisjet mjekësore dhe shtretërit dhe hapësirat tashmë janë kompletuar, por kanë mbetur edhe disa detaje të tjera si kyçja në sistemin e oksigjenit qendror, e po ashtu caktimi i stafit mjekësor nga QKUK-ja.

Sipas tij, përmes këtij investimi po krijohen kushte modern për punë për pacientët dhe stafin shëndetësor.     

Ai kërkoi nga u.d. së drejtorit të SHSKUK-së, përkrahje në mënyrë që projekti të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Dr. Basri Sejdiu, u.d. drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, falënderoi përfaqësuesit e TIKA-s për investimin e bërë, e përmes tyre tërë shtetin e Turqisë, duke shtuar se përmes këtij investimi janë krijuar kushte moderne për punë për stafin, por do të mundësohet edhe mjekimi modern me infrastrukturë dhe pajisjet më moderne.

Ndërkohë, sa i përket kërkesës për staf shtesë të infermierëve, dr. Sejdiu tha se ka biseduar për këtë çështje direkt me Ministrin e Shëndetësisë dhe ka premtime dhe sinjale pozitive që në koordinim edhe me Ministrinë e Financave, do të lejohet stafi shtesë dhe do të mundësohet jetësimi praktik i hapësirave të intensivës së re qendrore për QKUK-në.

Në takim të përbashkët, të dy palët u pajtuan që përmes komisioneve dhe takime të përbashkëta të finalizohet dhe të vihet në funksion sa më shpejt që të jetë i mundur shërbimi i ri i intensivës qendrore. 


    Temat:
    Data: 13 Tetor 2017 14:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera