Kthehu lart

Qeveria shpërfill vendimin e AKK-së, që i paralajmëronte zyrtarët se bëjnë vepër penale nëse ia rrisin pagën vetvetes

Qeveria shpërfill vendimin e AKK-së, që i paralajmëronte zyrtarët se bëjnë vepër penale nëse ia rrisin pagën vetvetes GazetaExpress

Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në fillim të muajit korrik do t’i transferohen rreth 12 mijë euro në llogarinë e tij bankare nga buxheti i shtetit, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo pasi që ai të martën në mbledhjen e Qeverisë e ka shfuqizuar vendimin për pezullimin e rritjes së pagave të marrë muajin dhjetor të vitit të kaluar nga Qeveria që e drejton.

Rreth 9 mijë euro do t’i transferohen si rritje e pagës, për 6 muajt që nuk është zbatuar vendimi, e rreth 3 mijë euro pagë për muajin qershor.

Përveç kryeministrit, paga do t’u rritet edhe presidentit e qindra zyrtarëve të tjerë publikë, përfshirë këtu gjykatësit e prokurorët.

Por ky vendim, sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), është i jashtëligjshëm sepse paraqet konflikt interesi.

Interpretimet e AKK-së shërbejnë kryesisht për të parandaluar veprat penale, të cilat ata i identifikojnë. Ky interpretim në situatë normale “udhëzon” institucionet e zyrtarët publikë që të shmangin konfliktin e interesit në rast se puna e tyre publike konsiston me përftime të tjera kryesisht financiare jashtë pagës.

    Data: 13 Qershor 2018 07:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera